Saturday, May 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriEdi Rama në Berlin: Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në...

Edi Rama në Berlin: Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri

*Ka nisur këtë të hënë ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, në Gjermani, në Panairin e Turizmit ku e pranishme është Shqipëria.

Shqipëria është nderuar me çeljen e këtij panairi që është më i madhi në botë, teksa kryeministri Edi Rama do mbajë edhe fjalën në hapjen e tij. Panairi do ketë 5800 ekspozues nga qindra vende të botës, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që i deklaron se shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut, ndërkohë që një ligj i tillë ka qenë i Shqipërisë mesjetare. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore, ku Shqipëria u bë vendi i parë në botë që pati më shumë hebrenjtë pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi një vend myslimanësh, ortodoksësh dhe katolikësh e megjithatë kur u vendosëm të zgjidhnim mes hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve duke rrezikuar jetën e duke refuzuar të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme nazistëve”.

“Kush troket në derën e një shqiptari e bën këtë prej vullnetit të Zotit. E duke i hapur derën ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni si perëndi ejani në Shqipëri”, tha kryeministri shqiptar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments