Edhe një aksident tragjik në rajonin e Pollogut, humb jetën i riu nga Siniçani i Tetovës

0
87

18-vjeçari Mirsad Zeqiri nga fshati Siniçan i Tetovë mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Pirok-Tetovë, përcjell TV21. Rasti në SPB-Tetovë është raportuar mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:30.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Në aksident M.Z. ka marrë lëndime të rënda trupore, nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse pasagjeri A. Z. (23) nga i njëjti fshat ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore”, shtojnë nga MPB.

Ky është rasti i dytë brenda dy dite, ku në rajonin e Pollogut një person humb jetën nga aksidenti në trafik.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5