Sipas Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës kuadri specialistik mjekësor po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vendet të ndryshme të botës.
Bëhet e ditur se vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.
Profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa në mënyrë që të zvogëlohet numri i mjekëve që ikin dhe të krijohen mundësi për rikthimin e tyre.