Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEdhe 118 kompani me 1.116 të punësuar do të shfrytëzojnë kredi pa...

Edhe 118 kompani me 1.116 të punësuar do të shfrytëzojnë kredi pa interes nga pakoja e parë e masave ekonomike

Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë të Veriut për pakon e dytë të kërkesave të aprovuara nga aplikacionet e përpunuara të kompanive që plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes nga Thirrja publike nga pakoja e parë e masave ekonomike.

Siç kumtuan nga Qeveria, sipas këtij informacioni, edhe 118 kompani të tjera me 1.116 të punësuar u miratuan të shfrytëzojnë kredi pa interes në shumën e përgjithshme prej 936.602 euro.

Në grupin e parë dhe të dytë, janë aprovuar gjithsej 254 aplikim kredish në shumën e përgjithshme prej 2,2 milion euro, për ndërmarrjet me 2.853 të punësuar. Sipas strukturës, nga aplikimet e përgjithshme të aprovuara kreditore, mikro kompanitë me deri në dhjetë të punësuar përbëjnë 69 për qind, kompanitë e vogla me deri në 50 punonjës përbëjnë 28 për qind, ndërsa kompanitë e mesme deri në 250 punonjës përbëjnë deri në 4 për qind.

Dorëzimi i informacionit me aplikim kredish që plotësojnë kërkesat ndaj Qeverisë do të bëhet rregullisht, në baza javore, derisa plotësisht të thithen mjetet nga linja e kreditore Kovid 1. Deri më tani, Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut ka pranuar më shumë se 1.050 aplikime kreditore në vlerë prej 7,5 milion euro.

Sipas informacioneve nga Qeveria, më së voni deri në fund të javës, Banka Zhvillimore do të kontaktojë me të gjitha kompanitë, kërkesat për kredi të të cilave u miratuan në seancën e sotme të qeverisë për shkak të realizimit të marrëveshjeve të kredisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments