“Edhe 100 të thithme!” Torta me kokainë ‘merr në qafë’ shqiptarin (FOTO)

0
123

Rasti i fundit flagrant i kapjes së emigrantëve shqiptarë është thuajse i pabesueshëm… në ditën e tij të ditëlindjes torta që i vjen në shtëpi është e “zbukuruar” me euro, karta krediti dhe kokainë!

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67
Ngjarja e paprecedent ka ndodhur në një qytezë të Italisë në Terrano. Rastësisht policia ka vënë re një tortë që imitonte një valixhe me para, euro, karta krediti e kokainë. Tek torta shkruhej “Edhe 100 bihpe”, duke nënkuptuar edhe 100 të thithura të tjera (kokaine).

Kaq ka mjaftuar që policia të niste interesimin për destinacionin e tortës, për të mësuar se kush ishte porositësi dhe marrësi i saj. Me të gjetur adresën e “marrësit”, policia ka shkuar në shtëpinë e atij që kishte ditëlindjen. Surpriza i dedikohej një shtetasi shqiptar, i cili rezultonte se ishte i njohur me precedentë penalë pikërisht për drogën.

Media lokale shkruan se shqiptari ndodhej në arrest shtëpie dhe për shkak të tortës është thirrur për të dhënë shpjegime.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5