Thursday, February 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE zhdukur 4 ditë më parë! Ende asnjë gjurmë nga Vanja Gjorçevska

E zhdukur 4 ditë më parë! Ende asnjë gjurmë nga Vanja Gjorçevska

Në ditën e katërt vazhdojnë kërkimet për 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska nga Shkupi e cila mëngjesin së hënës ishte nisur për në shkollë, por pasi kishte dalë nga shtëpia kishte humbur çdo gjurmë.

Alsat kontaktoi nënën e 14 vjeçares e cila tha se organet policore po merren me zbardhjen e rastit në mënyrë intensive.

Ditë më parë në listën e MPB-së për personat e zhdukur u shtua edhe 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska. Ndërkohë nga dita e djeshme 14 vjeçarja po kërkohet edhe nga Interpoli.

“Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit janë ndërmarrë veprime menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB- Shkup në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat. Të dhënat për personin e zhdukur janë vendosur në vendkalimet kufitare dhe me kërkesë të MPB-së është përfshirë edhe Interpoli”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se hetimet vazhdojnë në mënyrë intensive dhe po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e 14 vjeçares.

Autoritetet apelojnë që të mos përhapen dezinformata lidhur me rastin. Ndërkohë edhe në rrjetet sociale po shpërndahet fotografia e 14 vjeçarës së zhdukur dhe apelohet që për çdo informatë të kontaktohet numri 192 i policisë./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments