E zë porta e shtëpisë poshtë, 7 vjeçari në gjendje të rëndë. Detajet

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një i mitur nga fshati Bajkaj i Sarandës ka marrë plagë serioze, pasi porta e oborrit të banesës i ka rënë përsipër.

Policia njofton se 7-vjeçari me iniciale P.J. ka qenë duke qëndruar në oborr kur është përplasur nga porta.

Uniformat blu të cilët kanë verifikuar situatën nuk japin detaje mbi dinamikën e ngjarjes, por bëjnë me dije se i mituri ka marrë plagë serioze. Për këtë ai është dërguar për mjekim më të kualifikuar në Tiranë.