Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiA e dëmtojnë mediat sociale shëndetin mendor?

A e dëmtojnë mediat sociale shëndetin mendor?

Sot, mediat sociale iktojnë mënyrën se si ndërveprojmë me miqtë, lexojmë lajmet dhe jetojmë përditë.

Por ky ekspozim i përditshëm mund të ketë një pasojë mbi psikikën e njeriut, thonë studimet.

Ata më të fundit kanë lidhur përdorimin më të shpeshtë të Facebookut me një shëndet mendor dhe fizik më të dobët, plus rënie të kënaqësisë së jetës.

Një tjetër studim gjeti se sa më shumë njerëzit kalojnë kohë në mediat sociale në ditë, aq më shumë gjasa kanë të shfaqin shenja ankthi.

Kjo mund të ndodhë sepse platforma si Instagram e bëjnë më të kollajtë të krahasosh veten me të tjerat, dhe faqet e mbushura me lajme si Facebook dhe Twitter ju ekspozojnë para mësymjes së lajmeve që shpesh janë shqetësuese.

Çfarë duhet bërë?

Shkurtimi i zakoneve tuaja në mediat sociale në vetëm një platformë mund t’jua lehtësojë ngarkesën. Dhe marrja e një pushimi herë pas here e përmirëson humorin.

Sipas gjetjeve të një studimi që u botua vitin e kaluar, njerëzit që i largoheshin Facebookut për një javë kishin një kërcim në kënaqësinë e jetës dhe emocionet pozitive, krahasuar me ata që vazhdonin ta përdornin si zakonisht.

Dhe sa më shumë një person e kish përdorur Facebookun para marrjes së një pushimi, aq më e madhe ishte rritja e lumturisë pasi hiqte dorë./Mesazhi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments