Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniE vështirë dita e parë në shkollë për nxënësit që humbën mësuesen...

E vështirë dita e parë në shkollë për nxënësit që humbën mësuesen nga koronavirusi

E donte shumë profesionin e mësueses. Prandaj mezi priste shtatorin për t’i takuar sërish nxënësit e saj.

Por koronavirusi i mori jetën, Hajrie Rrecajt, mësuese e shkollës fillore, Faik Konica.

Nxënësit që ajo i mësoi deri në klasën e pestë, të hënën iu kthyen sërish shkollës.

Por ata tashmë po i shoqëron një kujdestar tjetër.

Mësuesja e tyre që aq shumë e donin, në korrik të këtij viti, humbi betejën me Covid – 19.

Por, duket që kujtimet e mësimet e mësueses Hajrie, siç e njihnin të gjithë, do të jetojnë gjatë tek nxënësit e saj.

Por, kujtime të mira nga mësuesja Hajrie, nuk kanë vetëm nxënësit e saj.

Ndërkohë, nxënësit që për pesë vjet i mësoi mësuesja Hajrie, tani do t’i kujdestarojë, Ismet Ferati.

Ky tregon se si ishte gjendja emocionale e tyre, kur për herë të parë u përballën me një tjetër mësimdhënës, e jo mësuesen më të cilën ishin mësuar.

Ferati, thotë që edhe për vet kolegët, lajmi për humbjen e nje kolege si Hajrie Rrecaj, ishte tronditës.

Ndërkohë, për herë të parë pas 22 vjetësh, mësuesja Shpresa Maxhuni Gecaj, rrugën nga shtëpia për në shkollë, po e bën e vetme.

Gecaj, e emocionuar, tregon për momentin kur e kuptoi që mësuesja Hajrie, u nda nga kjo botë.

Ndërkohë, ndonëse e takoi vetëm disa herë, fjalë të mëdha për mësuesen Hajrie, ka edhe drejtoresha e re e kësaj shkolle, Jehona Uruqi.
Hajrie Rrecaj ishte mësuesja e parë nga fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit.

Punën si mësimdhënëse për herë të parë e kishte filluar në fshatin Arllat në vitin 1977.

Ndërsa gjatë luftës, ishte e angazhuar vullnetarisht si mësuese, në kampin e refugjatëve kosovarë ne Stankovec.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments