Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE vërteta del në shesh: Te “bombat” e Speciales janë personat që...

E vërteta del në shesh: Te “bombat” e Speciales janë personat që organizuan dhe realizuan “Monstrën”

Të dyshuarit kryesor në rastin “Monstra” janë në liri ndërsa reagimet në opinion akoma nuk pushojnë. Gjykata Supreme solli vendimin për lirimin e katër personave të akuzuar në rastin “Monstra” dhe u shqiptoi arrest shtëpiak, dy herë në jave të paraqiten tek Gjykata Penale. Avokati i të akuzuarve Naser Raufi në intervistë për “Nezavisen Vesnik” deklaroi se te “bombat” që i posedon Prokuroria Publike Speciale mund të detektohen personat e vërtetë që kanë orkestruar dhe realizuar rastin dhe se të njejtit së shpejti do të ballafaqohen me fytyrën e drejtësisë. Fakti që personat e akuzuar për rastet “Monstra” dhe “Sopot” janë liruar, sipas Raufit, është dëshmi kryesore se në Maqedoni më në fund janë duke u aprovuar ligjet në gjyqësi që ka kërkuar Komisioni Evropian.

Intervistoi: Blerim Ismaili

“Nezavisen Vesnik”: Paraprakisht për gazetën tonë deklaruat se shërbimet sekret janë organizatorët kryesorë dhe realizator të rastit “Monstra”, mund të tregoni diçka më tepër se prej ku i posedoni këto të dhëna se personat e akuzuar në fakt janë të pafajshëm?

Raufi: Nuk do ti shpall informatat që kam pasiqë janë informata sekrete, por edhe prej lëndës edhe prej burimeve tjera të sigurta, unë mendoj që do të detektohen se kush janë fajtorët e këtij rasti. Bile mendoj që kjo do të ndodh në vijim të seancave, para seancave Ministria e Punëve të Brendshme duhet të reagoj për ata që kanë realizuar këtë vepër.

“Nezavisen Vesnik”: Si mendoni më tutje do të rrjedh procesi gjyqësor dhe në cilin afat kohorë të akuzuarit më në fund do të çlirohen nga këto akuza dhe të gëzojnë lirinë e plotë?

Raufi: Duke e lexuar gjykimin e Gjyqit Suprem mund të konstatoj se nuk do të ketë shumë gjykime. Pasiqë edhe Gjyqi Suprem konstatoj se nuk ka asnjë provë dhe urdhërin që ia ka dhënë Gjyqit së gradës së parë, ka dhe momente që këto nuk mund të kenë qenë pjesëmarrës në këtë vepër, si për shembull për Agimin e Alil Ismailioviqit, për disa informata tjera dhe spjegimet që kemi në ankesë, si për shembull për mosdhënien e provave që është një punë elementare në drejtësi si dhe shumë momente tjera që spjegon Gjyqi Suprem, tregojnë që se kjo lëndë nuk do të jetë në ndonjë interval kohorë të gjatë. Pasiqë praktikisht spjegimi i Gjyqit Suprem për mua thotë se të akuzuarit duhet automatikisht të lirohen.

“Nezavisen Vesnik”: Pas përfundimit të procesit dhe çlirimin nga akuzat për të dyshuarit në rastin “Monstra”, a do të kërkoni dëmshpërblim?

Raufi: Po, patjetër do të kërkojmë dëmshpërblim. Do të kërkohet në atë moment kur do të bëhet i plotfuqishëm aktgjykimi i Gradës së parë eventualisht, apo ndoshta sipas meje edhe do të tërhiqet Prokuroria, ka një opcion të till, dhe kur të bëhet i plotfuqishëm vendimi apo aktgjykimi i Gjykatës që është tërhequr Prokuroria, ne do të dorëzojmë paditjen civile për dëmshpërblim për këtë rast.

“Nezavisen Vesnik”: A prisni që ekipi i Katica Janeva të marrë rastin “Monster” nën krahun e vet?

Raufi: Unë mendoj pasi kam informata edhe me vepruesit e lëndës dhe mendoj se në këto përgjime që I posedon Prokuroria Speciale , pikërisht në këto përgjime janë detektuar se kush janë organizatorët . Unë edhe më tutje jam në atë bindje që Shërbimi sekret bashkë me strukturat e sigurimit e kanë bërë këtë dhe që motivi ka qenë motiv politik. Tek vetë përgjimet detektohen se kush e kanë bërë këtë, dhe këto përgjime I posedon Specialja dhe kjo është arsyeja e pare pse duhet të involvohet dhe ka ingerencat pasi në këtë rast as nuk ka pengesa ligjore sepse e kemi aktakuzën active.

“Nezavisen Vesnik”: Pas shpalljes e të akuzuarve sit ë pafajshëm, a mund të pritet destabilizim të Maqedonisë në kontekst të sigurisë së qytetarëve?

Raufi: Nuk mendoj ashtu, pasi kishte një deklaratë të Zaevit kur ishte në opozitë për mediat gjermane që mund të ketë diçka të tillë, nuk mendoj që mund të ketë pasoja. Por sipas meje, mendoj që pritet të votohet ligji për dëshmitar të koduar, sepse edhe ky person posedon informata për ata që e kanë motivuar. Unë mendoj që më shumë persona janë involvuar në këtë rast, jam I sigurt që janë të shërbimit sekret dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. E drejta do të del në sheh.

“Nezavisen Vesnik”: Pyetje e përgjithshme, mendoni që me ndërrimin e qeverisë është bërë lëvizje pozitive në aspect të refomave në gjyqësi që Komisioni Evropian ka kërkuar nga Maqedonia?

Raufi: Posaçërisht me rastin “Monstra” ka treguar që ka filluar reforma dhe ka filluar më në fund sundimi I drejtësisë. Edhe rastin e “Sopotit” kur e morri Prokuroria Speciale, bile dhe këtë rast presim që ta marrë Specialja, por pa marr parasysh, është qartë që edhe Prokuroria është duke u organizuar, edhe vet gjykata dhe momenti kur të ashtuquajturit “bomba” I pranoi si prova, do të thotë që është një lëvizje e madhe dhe jam I sigurtë që do të filloj sundimi i drejtësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments