Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE tmerrshme/ Nëna i’a mori jetë djalit të saj 3-vjeçar për të...

E tmerrshme/ Nëna i’a mori jetë djalit të saj 3-vjeçar për të shkuar me pushime në Maqedoni

Një nënë në Kroaci, e cila vr au djalin e saj 3-vjeçar dhe më pas e hodhi trupin e tij në lumë, në afërsi të një porti, për të shkuar me pushime në Maqedoni, është dë nuar me 33 vite b urg.

Kiara Pasic, 33 vjeçe, u ngarkua për marrjen e jetës së djalit të saj 3-vjeçar Denis, në prill të 2018-tës. Në atë moment, avokatët e saj e dërguan çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit, pasi pretendonin se ishte e padrejtë. Kiara ngarkohet se e ka mbytur të birin, dhe më pas e hodhi trupin në afërsi të një porti, në qytetin bregdetar të Pulës. Interesant është fakti që gruaja nuk ka qenë e vetme në këtë ngjarje, por është ndihmuar nga një 15-vjeçare, e cila gjithashtu mori tre vite paraburgim të posaçëm për të rinjtë në qytetin Pozega, në Kroacinë Lindore. Adoleshentja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e ka mbuluar me jastëk fytyrën e vogëlushit, ndërsa Chiara gjatë kësaj kohe i mbante shtrënguar këmbët dhe duart të birit që lëviznin pareshtur derisa ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas aktit, 33-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka raportuar se i biri i kishte humbur, ndërsa për herë të fundit e kishte parë në një park aty pranë, duke lozur me disa fëmijë. Policia nuk e besoi këtë version dhe me të gjithë insistimin e tyre, gruaja më në fund arriti të rrëfente të gjithë të vërtetën, shkruan “The Sun”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments