Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE rrihte babai, vogëlushi 7 vjeçar përlot mijëra njerëz me letrën drejtuar...

E rrihte babai, vogëlushi 7 vjeçar përlot mijëra njerëz me letrën drejtuar babadimrit

Letra e një vogëlushi 7-vjeçar të rritur në një familje me dhunë ka prekur mjaft zemra.

Ai i ka shkruar një letër shumë prekëse babagjyshit, ku tregon historinë e tij të trishtë, dhe përveç librave, fjalorit, orës dhe busullës, ai i kërkon babadimrit edhe një baba shumë të mirë.

Ja çfarë shkruan në letër fëmija i quajtur Blake:

“I dashur Babagjysh,
Ne u detyruam të largoheshim nga shtëpia, pasi babai im ishte i tërbuar. Ne duhej të bënim të gjitha punët, dhe babai mori gjithçka që dëshironte. Mami tha se ne duhej të largoheshim në një vend më të sigurt, ku nuk do të tembeshim. Jam akoma nervoz. Nuk kam dëshirë të flas me fëmijët e tjerë. Do të vish këtë Krishtlindje? Ne nuk kemi asgjë këtu. Mund të na sjellësh disa libra, një fjalor, një busull dhe një orë. Gjithashtu dua një babi shumë shumë shumë të mirë. Mund ta bësh këtë për mua?”

Presidentja dhe CEO e strehës SafeHeaven, Kathryn Jacob thotë se letrën e kanë publikuar në rrjete sociale sepse duan të ndërgjegjësojë për dhunën në familje.

Tani, disa nga dëshirat e fëmijës janë realizuar. Të gjithë dhuratat që kërkoi iu siguruan nga njerëzit e komunitet.

foto galeri
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!