Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE rrallë: Ariu iu hyn në shtëpi dhe ia kris gjumit për...

E rrallë: Ariu iu hyn në shtëpi dhe ia kris gjumit për qejfi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Butler Creek në Montana, ku i zoti i banesës ka gjetur duke fjetur, i pa shqetësuar një ari.

Policia shkoi në vendngjarje dhe pa një ari të zi gjigand që ishte mbyllur brenda shtëpisë, madje në dhomën e gjumit dhe po flinte për “shtatë palë qejfe” brenda në gardërobë.
Kur oficerët u përpoqën të zgjonin ariun përmes trokitjes në dritare, ai reagoi me një pamje të bezdisur ndaj tyre, ku dukej se ishte i inatosur se pse i prishën gjumin.

“Pasi nuk ishte në gjendje të largohej, dhe u mbyll në dhomën e gjumit të kësaj familje, ariu filloi të bënte rrëmujë dhomën dhe më në fund i lodhur, vendosi të merrte një sy gjumë në gardërobë. Kur policët trokitën në dritare, ariut duket se nuk i bëri aspak përshtypje por vazhdoi të flinte i qetë”, thanë dëshmitarët.

Në fund, oficerët ndërhynë me metodat e tyre duke e vendosur në gjumë të thellë kafshën dhe e larguan nga banesa.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments