Një shqiptar 57 vjeç ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte punëtor në Lerma dhe se një aksident në vendin e punës ka rezultuar fatal për të.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 19 Korrikut, ndërsa shqiptari mësohet se ra nga një lartësi.
Au është identifikuar si Konstandin Sotiri
Shqiptari ishte duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, kur ndodhi incidenti. Raportohet se 57-vjeçari po vendoste një rrjetë teli në një mur, kur ra nga një lartësi prej 20 metrash. Shqiptari bashkë me dy kolegë të tjerë punonin për një kompani që ishte kontraktuar nga bashkia në rikonstruktimin e murit problematik.
Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë shqiptarit, por aksidenti refuzoi fatal për jetën e 57-vjeçarit.