Thursday, July 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-Strugë: Komuna e Strugës anashkalon shqipen, BDI kërkon përgjegjësi

BDI-Strugë: Komuna e Strugës anashkalon shqipen, BDI kërkon përgjegjësi

REAGIM I BDI – DEGA STRUGË
Komuna e Strugës anashkalon gjuhën shqipe.
Dokumenti zyrtar i drejtuar Gjykatës Themelore në Strugë vetëm në gjuhën maqedonase është dëshmi e qartë e mosrespektimit të statusit zyrtar të gjuhës shqipe.
Është e turpshme që pikërisht Komuna e Strugës, e cila ka detyrim ligjor të përdorë të dy gjuhët zyrtare, zgjedh ta anashkalojë shqipen. Kjo nuk është gabim teknik, por papërgjegjësi institucionale.
I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës të japë përgjigje publike: A është kjo politika e administratës që ai drejton?
BDI nuk do të heshtë përballë çdo përpjekjeje për të cenuar të drejtat gjuhësore të shqiptarëve.
Gjuha shqipe nuk është favor. Është e drejtë kushtetuese dhe detyrim ligjor.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!