Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaE rëndë: Gruaja ukrainase gjen trupin e djalit të saj në një...

E rëndë: Gruaja ukrainase gjen trupin e djalit të saj në një pus (VIDEO)

Një zyrtar ukrainas kishte thënë se një varr masiv që përmban dhjetëra trupa civilësh është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit.

-Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzova, tha se trupat u gjetën në një gropë pranë një stacioni karburanti, përcjell Telegrafi.

Trupat ishin zbuluar gjithashtu në një duzinë makinash të granatuara në një rrugë kryesore që kalon përmes Buzovës, tha ai.

Ndërkohë siç vë në pah REL, çdo ditë po dalin dëshmi të reja të mizorive në komunitetet ukrainase që kanë qenë nën pushtimin e trupave ruse.

Njëra ndër to është edhe ajo në fshatin Buzova, afër Kievit, kur një nënë shihet duke vajtuar pasi gjeti trupin e djalit të saj në fund të një pusi.

Ndryshe, forcat ruse së fundmi u tërhoqën nga zona përreth Kievit pasi kaluan disa javët e para të luftës duke u përpjekur pa sukses për të rrethuar qytetin.

Kombet e Bashkuara kanë qenë në gjendje të konfirmojnë më shumë se 1700 vdekje civile. Por numri aktual i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments