Më datë 12.04.2022 në ora 21.15 në fshatin Zubovcë, komuna Vrapçisht, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat M.S. (40), J.S. (39) dhe M .A. (43), të gjithë nga fshati Kalishtë, komuna Vrapçishtit. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Volkswagen Golf” me targa italiane, në të cilin ndodheshin të tre dhe gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjet dhe u konfiskua kokainë.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditet procedim përkatës.