Të paktën 6 mijë e 326 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë janë vrarë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi rajonin të hënën.
Numri i të vdekurve u rrit në 4 mijë e 544 në Turqi të martën, ku u prekën 10 provinca, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se njëmijë e 782: Më shumë se 970 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas “Helmetave të Bardha” të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, përcjell Klankosova.tv
Të paktën 30 mijë e 474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke dhe media shtetërore siriane.