Monday, April 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE lidhur me zinxhirë për 10 vjet, 29 vjeçarja lind dy fëmijë...

E lidhur me zinxhirë për 10 vjet, 29 vjeçarja lind dy fëmijë në bodrum (FOTO)

Një grua ka shpëtuar pas më shumë se një dekade e mbajtur në izolim. Ajo është përdhunuar dhe torturuar nga një monstër, i cili e detyroi edhe të sillte në jetë dy fëmijët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Gizzeria të Italisë, ku 52-vjeçari Evil Aloisio Francesco Rosario Giordano u arrestua këtë fundjavë pasi u zbulua se e mbante si të burgosur në bodrumin e shtëpisë së tij, 29-vjeçaren.

Gruaja nga Rumania ishte mbajtur si e burgosur për plotë 10 vite dhe me të është abuzuar seksualisht. Kjo nuk është hera e parë që burri akuzohet për të tilla krime. Ai është dënuar për rrëmbim, përdhunim dhe torturim të një gruaje në vitin 1995.

Pasi doli nga burgu në vitin 1999, Giordano u kthye në shtëpi për t’u kujdesur për të shoqen e sëmurë për vdekje dhe dy fëmijët e tij. Në këtë periudhë i kërkoi 19-vjeçares rumune që ta ndihmonte për pastrimin e shtëpisë dhe gjithë punët e tjera.

Pasi gruaja e tij ndërroi jetë, ai e lidhi 19-vjeçaren aso kohe, në bodrumin e shtëpisë dhe nuk e la më të dilte prej aty. Gruaja solli në jetë edhe dy fëmijë, djalin 9 vjeç dhe një vajzë më të vogël. I biri detyrohej të shikonte të ëmën teksa dhunohej, e madje, shpesh edhe ai lidhej me zinxhirë, shkruan The sun.

Kur u gjet nga Policia, gruaja kishte plagë në të gjithë trupin, disa të thella. Sipas autoriteteve, ai shpesh ia qepte me fillispanjë shenjat që ia shkaktonte vetë në trup.

Policia e ndaloi Giordano-n për shkak të gjendjes së keqe të automjetit të tij, kur ata vunë re djalin nëntëvjeçar në ulësen e pasme.

Pamja e dërrmuar e djalit, i cili u përshkrua si i pistë dhe i kequshqyer, ngriti dyshimet e policisë dhe më pas kërkuan të flisnin me nënën e të voglit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments