Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiE konsumoni kafen me qumësht? Zbuloni si ndikon ajo në organizmin tonë

E konsumoni kafen me qumësht? Zbuloni si ndikon ajo në organizmin tonë

Shumë prej nesh, preferojnë ta pinë kafen me qumësht. Por, a e keni menduar se si ndikon kjo përzierje në organizmin tonë? Në fakt, kjo varet nga intoleranca juaj ndaj laktozës, që është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit, laktozën. Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit. Kështu, ju do të keni simptoma të lehta deri në të rënda, si dhimbje të barkut, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut. Kur qumështi kombinohet me sasi të lartë kafeine mund të çojë në rritjen e sekretimit të kalciumit nga organizmi. Kafeina, jo vetëm rrit sekretimin e kalciumit në urinë, por shkakton edhe sekretim kalciumi në zorrë. Urinimi i shpeshtë që shkaktohet nga kafeina gradualisht çon në humbjen e kalciumit përmes urinës. Sipas specialistëve, konsumi i rritur i proteinave, kafeinës dhe alkoolit është fajësuar për shkaktimin e osteoporozës dhe rrezikun e lartë të frakturave te të moshuarit. Përveç substancave të sipërpërmendura që ulin përthithjen e Ca, përfshihen edhe disa komponentë bimorë si soja me të gjitha derivatet e saj. Pirja e 1-2 kafeve në ditë nuk redukton absorbimin e kalciumit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments