Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE frikshme, për 4 ditë, 100 aksidente trafiku

E frikshme, për 4 ditë, 100 aksidente trafiku

Për katër ditë në territorin e Maqedoni janë evidentuar 100 aksidente trafiku. Nga aksidentet 16 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 65 presona kanë kaluar me lëndime të lehta.
Në 58 aksidente u regjistruan vetëm dëme materiale. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se vetëm për katër ditë në Shkup ndodhën 37 aksidente, nga të cilët 14 persona kanë marrë lëndime më të rënda trupore, ndërsa 36 kanë marrë lëndime më të lehta, ndërsa 30 automjete kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Instruktorët thonë se mos respektimi i shenjave të trafikut është shakatari kryesor i aksidenteve. Rekomandojnë që policia të merr masa për respektimin e shenjave të trafikut.

“Në përgjithësi në të gjithë Maqedoninë besoj se mos respektimi i rregullave të komunikacionit është shkaktar kryesor edhe pse ne si instruktorë mundohemi ti mësojmë kandidatët”- tha instruktorja Mimoza Sërbinovska.

Nga Ministria e Brendshëm thonë se shkaktar i aksidenteve janë edhe vozitja në gjendje të dehur dhe mospërshtatja e shpejtësisë sidomos gjatë dimrit, kur rrugët janë me ngrica. Policia bën apel të të respektohen shenjat e trafikut pasi për mos respektimin e të njëjtave dënimet janë të larta.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments