Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiE dije se gjumi i tepërt të dëmton? Ja pasojat e mëdha

E dije se gjumi i tepërt të dëmton? Ja pasojat e mëdha

Studimet tregojnë se të flesh 9-11 orë çdo natë, ke një risk 28% më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe një risk prej 34% më të lartë për vdekje nga komplikacionet e këtyre sëmundjeve. Nga ana tjetër, orët e shumta të gjumit shtojnë edhe nivelet e sheqerit në gjak. Së bashku me jetën sedentare dhe shtimin në peshë, shtohet edhe rreziku për zhvillimin e diabetit melit tip 2.

Depresioni
Shqetësimet në gjumë dhe depresioni thuhet se shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin. Mirëpo thuhet se dhe fjetja e tepërt ka një ndikim negativ në këtë aspekt. Ata që flenë mbi 10 orë çdo natë, janë më të predispozuar për t’u prekur nga depresioni, se ata që flenë në sasinë e duhur. Stabilizimi i orëve të gjumit është i rekomanduar për të reduktuar simptomat e depresionit në këtë rast.

Çrregullimet e ritmit circadian
Çrregullimet e ritmit circadian fillojnë që nga momenti kur “ora e brendshme” nuk koordinohet aq mirë me ciklin ditë-natë. Këto çrregullime rezultojnë në probleme për të fjetur gjumë, vështirësi për të qëndruar zgjuar dhe lodhje të shtuar ditore. Fjetja e tepërt çon në çrregullime të ritmit circadian për shkak të reduktimit të kohës së ekspozimit ndaj dritës, gjë që është faktor kyc në paralajmërimin e trupit për gjendjen e zgjimit.

Lodhja e vazhdueshme
Periudha të gjata të shpenzuara në shtrat janë të lidhura me lodhjen e vazhdueshme dhe me gjumin jo të qetë. Lodhja ditore ka një ndikim negativ në të gjitha aspektet e jetës, pasi ajo përkeqëson humorin tonë, ul aftësitë konjitive, si dhe shton rrezikun për aksidente, sidomos në kushtet e drejtimit të automjetit.

Ulje e fertilitetit
Shumë hormone, në të cilat dhe ato të riprodhimit, i nënshtrohen një ritmi circadian gjumë-zgjim. Femrat që flenë më tepër orë gjumi, ndërkohë që janë në ndjekje të terapive për fertilizim in vitro, kanë 43% më pak shanse për të mbetur shtatzëna, se sa ato që flenë normalisht. Një efekt i tillë është thuajse i barabartë me atë të fermave që flinin më pak se 6 orë gjatë natës.

Vdekje
Studimet epidemiologjike kanë treguar një lidhje të fortë midis fjetjes së tepërt dhe vdekjes së parakohshme. Edhe pse shkaku kryesor është i panjohur, kërkuesit flasin për rritjen e niveleve të inflamacionit, së bashku me shtimin e riskut për sëmundje të zemrës, diabetit dhe obezitetit si faktorë risku. /bota.al/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments