Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE dhimbshme/ Tre nëna me fëmijët e tyre nga Studeniçani kanë vdekur...

E dhimbshme/ Tre nëna me fëmijët e tyre nga Studeniçani kanë vdekur në tragjedinë e madhe në Bullgari

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, tha se nga numri i përgjithshëm i të vdekurve në aksidentin në Bullgari, rreth 20 persona kanë ardhur nga vendbanimet e kësaj komune, shkruan TetovaSot.

Ai theksoi se si kryetar komune do të kërkojë përfundimin e hetimeve dhe gjetjen e arsyeve, duke theksuar se autoritetet e dy vendeve duhet të punojnë për të gjetur shkaqet e tragjedisë.

“Një familje e tërë: një nënë me katër fëmijë dhe nusja tjetër me dy fëmijë janë nga fshati Moranë. Një arsye tjetër pse jemi të trishtuar dhe nuk kemi fjalë për të shprehur keqardhjen tonë është edhe kolegu ynë i gjendjes civile që punon në Zyrën e Gjendjes Civile në Shkup, vdiq sëbashku me gruan e tij. Kemi edhe një mësuese nga shkolla “Naim Frashëri” në Studeniçan, e cila gjithashtu ka vdekur me një fëmijë të mitur. Të lënduar ka edhe nga Koliçani i Poshtëm,” tha Sadiku.

Sadiku thekson se sipas informacioneve në dispozicion, nga shtatë të mbijetuarit, katër janë nga Koliçani i Poshtëm.

“Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne, për mbarë vendin dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Studeniçanit, para së gjithash shpreh ngushëllimet e thella për familjarët e viktimave, Zoti ju dhasht sabrin për të përballuar këtë dhimbje, të vdekurit të gradohen me Xhenet. Këtë dhimbje të madhe, njeriu nuk mund të gjejë mënyrën për të shprehur keqardhjen dhe dhimbjen. Një ditë e zezë për mbarë vendin, e veçanërisht për komunën tonë”, tha Sadiku./TS

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments