Saturday, October 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniE dhimbshme/ Të jetosh mes skamjes dhe frikës nga gjarpërinjtë, familja Bekteshi...

E dhimbshme/ Të jetosh mes skamjes dhe frikës nga gjarpërinjtë, familja Bekteshi e harruar nga shteti (VIDEO)

Familja pesë anëtarëshe nga Gllogovia e Prishtinës, jeton mes varfërisë dhe frikës së gjarpërinjve.

45 kilometra nga qendra e Prishtinës, familja Bekteshi nga Gllogovica jeton në kushte të rëndë.

Familja pesë anëtarëshe, përveç kushteve të vështira, çdo ditë përballet edhe me rrezikun nga kafshimi i gjarpërinjve.

 

 

Kryefamiljari Nazmi Bekteshi, ka rrëfyer për lajmi.net, se kjo shtëpi është më shumë se 60 vjet e vjetër.  Familja Bekteshi jetojnë vetëm nga një ndihmë sociale prej 80 eurosh e që shumë shpejt pritet që t’ia ndalin.

Për shkak se është i sëmurë dhe nuk mund të bart pesha të rënda, fëmijët janë ata që kujdesen për sigurimin e ujit të pijes dhe drunjve për gjatë gjithë vitit.

Nazmiu thotë se për shkak të rrezikut të gjarpërinjve, ai ka bërë kërkesë edhe në komunën e Prishtinës që t’i sigurohet një strehim, por që nga viti 2010 akoma nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“I kom çu dokumentet për banesë në komunë edhe atje i kom hala. Kush nuk m’ka pranu e as nuk m’ka marrë parasysh. Për komunë s’kam çka flasim i kom kry”, thotë Nazmiu, i cili shton se qysh në vitin 2010 zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë qenë dhe e kanë shikuar gjendjen e shtëpisë dhe më pas nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje.

E zonja e shtëpisë, është ajo që e bartë barrën më të rëndë.  Elfetja thotë se ka pasur raste kur fëmijët i kanë mbetur pa bukë në sofër.

“Tybe m’ka ndodhë mos me pas çka me ju dhanë fëmijëve, po ju kam thanë hajt se bahet mirë, hajt se del naj kush na ndihmon”, rrëfen Elfetja.

Gjithashtu Elfetja ka rrëfyer se shpeshherë në vendin ku e përgatit ushqimin është përballur edhe me gjarpërinj. Kryefamiljari Nazmiu, ka kërkuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që për hir të fëmijëve t’i dalin në ndihmë dhe t’ua sigurojnë një strehim. Pavarësisht se fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, prindërit thonë se ata e kanë pasur gjithmonë ëndërr të shkollohen. Dëshira e djalit të madhe të familjes Bekteshi ka pasur dëshirë të bëhet polic, vajza mjeke ndërkaq, djali i vogël i cili është 12-vjeçar e ka ëndërr që të bëhet futbollist. Për shkak të kushteve të rënda, ëndërrtat e këtyre fëmijëve kanë mbetur vetëm ëndrra.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments