Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Korçës.
Një nënë 20-vjeçare ka humbur jetën në spital pasi kishte shkuar për t’u vizituar.
Sipas informacioneve e reja kishte shkuar më tension të lartë, por aty ka gjetur vdekjen.
Pas ngjarjes së rëndë familjarët e 20 vjeçares Grejsi Prifti , kanë akuzuar mjekët si shkaktare të vdekjes së saj duke theksuar se vajza kishte shfaqur komplikacione gjatë shtatzanisë.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se e reja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vetëm 20 ditë më parë. /albeu.com