Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderE dhimbshme: I sëmurë me zemër, shqiptari i Cityt tërhiqet 21 vjeç

E dhimbshme: I sëmurë me zemër, shqiptari i Cityt tërhiqet 21 vjeç

Nuk është rasti i parë, por për familjen dhe ata që njohin dhe, sidomos për vetë futbollistin, është diçka dramatike, pasi ndërpritet në mes një ëndërr dhe një karrierë në rritje. Por me zemrën nuk mund të bëhet shaka. Talenti shqiptar i Manchester City, Sinan Bytyqi, detyrohet të lërë futbollin në moshën 21-vjeçare, për shkak se ka dalë me kardiomiopati hipertrofike, problem në muskulin e zemrës, që mund të rrezikonte atak kardiak.

Djaloshi i lindur në Kosovë, luajti i huazuar në Holandë te Go Ahead Eagles dhe shkëlqeu sezonin e shkuar, duke u përfshirë edhe në formacionin e javës. Trajneri Pep Guardiola kishte orientuar klubin të mos e largonte mesfushorin, pasi e pëlqente shumë dhe thjesht i duhej eksperiencë. Por lajmi i hidhur ka ndërprerë në mes gjithçka. Gjithsesi, klubi anglez është treguar human, Bytyqit i është ofruar një pozicion si zbulues talentesh te City, të paktën do të ketë mundësi të jetë sërish pranë futbollit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments