E premtja e sotme ka qenë dita e fundit e jetës për të riun nga Istogu, Filonid Belegu.
25 vjeçari nga fshati Kovragë i Istogut ishte duke punuar në një kompani private, kur bageri i është rrokullisur duke e zënë përfundi.
Shokët dhe të gjithë ata që e njihnin Filondin tregojnë për Indeksonline se tashmë i ndjeri ishte një djalë i urtë dhe mjaft punëtor.
Nuk ka informacione ende se si ka ardhur deri tek aksidenti që për pasojë pati vdekjen e një djali 25 vjeçar.