Dyshja e famshme Ylli dhe Bajrami vijnë me “Struga ime” , qytetit më të bukur (VIDEO)

0
28

Ylli dhe Bajram Ismaili nuk kanë të ndalur me videoklipet e tyre, duke interpretuar këngët e lehta dhe ato toske me aq pasion dhe dashuri. Kënga e radhës i takon qytetit të bukur dhe të magjishëm, Strugës,” Struga ime”, një version ndryshe e realizuar nga dyshja e mrekulleshme Ylli dhe Bajram Ismaili, e kurorëzuar edhe me një videoklip, njofton Struga Ekspres.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Orkestrimi i kësaj kënge është realizuar nga Valter Beqo, Klarinet: Shaban Çela, Violinë: Mariglen Çela, Solo Kitar: Elton Muçi.

Këngët e Yllit dhe Bajramit janë realizime të mrekullueshme të cilat shpesh edhe mediat shfaqin këngët e tyre të cilat publiku i pret me kënaqësi.Ndryshe këto dy artistë strugan njihen edhe si bilbila të këngës toske, dhe këtë e kanë dëshmuar edhe në shumë interpretime të këngëve toske.Edhe në dasmat shqiptare, Bajrami dhe Ylli Ismaili janë dyshja e preferuar nëpër gëzimet familjare.
Ja videoklipi i ri i këngês “Struga ime”, shijojeni:


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5