SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër D.M (20) dhe V.M (28), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit se kanë kryer dhunë ndaj dy personave,njofton Struga Ekspres.
Më 18.08.2019 në fshatin Peshtan pas një mosmarrëveshje në lidhje me aksidentin,të dy të rinjtë kanë sulmuar fizikisht A D. dhe gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
(Struga Ekspres)