Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDy strugan gjobiten, nuk respektuan izolimin shtëpiak

Dy strugan gjobiten, nuk respektuan izolimin shtëpiak

Mbrëmë 89 persona e kanë shkelur orën policore. Përkundër masave të përforcuara të policisë nga MPB thonë se të gjitha grup moshat nuk respektojnë ndalimin e lëvizjes. 38 persona janë ndaluar.

Në lidhje me ndalimin e lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, 89 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar orën policore, 8 prej tyre janë të mitur, 38 janë arrestuar dhe pjesës tjetër iu janë dhënë vërejtje. Brenda 24 orëve të fundit 101 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 40 të tjerë kanë nënshkruar një deklaratë të vetë izolimit. Policët kryen inspektime të personave në izolim, duke konstatuar se një person në izolim nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij.”-thonë Ministria e Punëve të Brendshme.

Prokuroria Publike ka proceduar 10 raste deri në Gjykatat përkatëse për gjoba. 4 në Manastir, 2 në Strugë, 2 Në Kumanovë, 1 Dibër dhe 1 në Shtip. Lidhur me këtë të fundit, 32 vjeçarit nga Shtipi një prerje flokësh në berber do t’i kushtoj 5 mijë euro. Kjo pasi që nuk respektoi vendimin për izolim shtëpiak që e kishte deri më 26 mars.

Prokuroria Publike:

“Prokuroria Themelore e Shtipit dorëzoi sot një fletëparaqitje për dënim në Gjykatën Penale të Shtipit, pasi që i riu një ditë para se t’i skadonte vendimi për izolim të detyrueshëm, lëshoi shtëpinë dhe shkoi në një sallon ondulimi. Sipas prokurorisë ai do të dënohet në bazë të nenit 206 të Kodit Penal me 100 gjoba ditore prej 50 eurove.”

Nga dy fluturime prej Vienës dhe Bazelit arritën edhe 360 shtetas, të cilët janë të strehuar në karantinë shtetërore në Strugë, Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strumicë. Me kontrolle të rrepta nga aeroporti deri tek hotelet ata u sistemuan për izolim 14 ditorë. Nga Qeveria kumtuan se 180 udhëtarët nga Austria u vendosën në Strugë dhe Kodër të Diellit. Nga Struga, njëri nga të izoluarit tha se ky transferim iu ka kushtuar nga 200 euro. Harun Abazi tha se nuk iu kanë bërë as testin e COVid-19.

“Teste nuk na kanë bërë, vetëm kontrollin kur kemi hy në hotel, na kanë pyetur a kemi pasur kontakte me ndonjë të sëmurë, a vijmë nga ndonjë vend me rrezik të lartë. Në dhomë jemi nga dy persona, për mendimin tim nuk është mirë ne nuk njihemi dhe kur erdhëm secili frikësohej prej neve e ne frikësoheshim pre tyre”-Harun Abazi, i izoluar në karantinë shtetërore.

Edhe në Kodrën e Diellit në dy hotele private janë strehuar 154 shtetas, të cilët u kthyen nga Viena e Austrisë dhe Bazeli i Zvicrës. Sipas protokollit, stafi mjekësor ka kontrolluar udhëtarët, duke i akomoduar nëpër dhoma, ku do të qëndrojnë për 14 ditët e ardhshme në izolim të plotë. Deri më tani janë riatdhesuar mbi 1800 shtetas me organizim të Ministrisë së Jashtme, nga shtete të ndryshme si Turqia, Gjermania, Austria, Malta, Kroacia dhe Sllovenia, të cilët kanë mbetur jashtë shtetit në momentin e mbylljes së kufijve si pasojë e

Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments