Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy persona nga Dibra grabisin një kazino

Dy persona nga Dibra grabisin një kazino

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimit kundër dy personave nga Dibra të dyshuar për grabitje të një kazinoje.

Siç citohet në njoftimin e Prokurorisë Publike, personat janë dyshuar se si bashkautorë më datën 15-të të këtij muaji kanë marrë rreth 500.000 denarë nga një kazino në Dibër.

Të dyshuarit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë të kazinosë dhe objekteve përreth. Një prej personave është privuar nga liria, ndërsa tjetri është në kërkim.

Duke vlerësuar se plotësohen bazat ligjore, prokurori kompetent publik, gjykatësit të procedurës i ka propozuar të caktojë masë arresti për dy të dyshuarit, ku masa për personin i cili është privuar nga liria do të jetë efektive menjëherë, ndërsa për bashkautorin e tij do të zbatohet pas privimit të tij nga liria.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments