Një banor 27 vjeçar nga fshati Banicë është pranuar në Qendrën Klinike në Shkup me lëndime në kokë.
Sipas MPB-së, ai ka pësuar goditje me shkop nga ana e bashkëfshatarit derisa ka qenë duke mbledhur dru,transmeton Almakos dhe Struga Ekspres.
Me 23.10.2018 në ora 20.00 është lajmëruar në polici se në Qendrën Mjekësore në Strumicë është pranuar G.S.(27) nga fshati Banicë me lëndime në kokë dhe pastaj me veturën e Ndihmës së Shpejtë është bartur në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas paraqitjes në polici, ditën e njëjtë rreth orës 17.00, derisa G.S. ka qenë në mal duke mbledhur dru në eterin e fshatit Popcevo dhe fshatit Ric, S.R. nga fshati Banicë me shkop e ka goditur në kokë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.