Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDonika Bakiu : SA LEXOHET NË KOHË PANDEMIE?!

Donika Bakiu : SA LEXOHET NË KOHË PANDEMIE?!

Shkruan :Donika Bakiu
23 prilli i njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit. Dita Botërore e Librit u shënua për herë të parë në 23 Prill 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë.Shkëmbeni ide dhe frymëzim për librat më të mirë dhe aktivitetet e bazuara në libra për të gjitha moshat, fazat dhe cilësimet.
Prej muajit mars të vitit 2020, Virusi Korona u përhap kudo, më 14 mars 2020 publikuam një studim me sugjerime të librave që do të ishte mirë të lexohen: ‘’ Leximi në kohën e Virusit Korona’’ u jam falemnderuese të gjithë atyre që ndanë kohë të sugjerojnë libra.

Vitin e kaluar në këtë ditë të rëndësishme, ne vendosëm të bëjmë diçka tjetër nëpërmjet distancës një studim se :’’Çfarë kanë lexuar më shumë në këtë kohë pra si ndikoj ky vet-izolim për leximin dhe cilat tituj ishin të preferuar’’. Për këtë vit kemi studimin:’’Sa lexohet në kohë pandemie’’, pra a është rrit numri i lexuesve gjatë kohës së pandemisë dhe cilat libra kanë qenë më të preferuar. Mos të harrojmë kurrë se çdo njeri duhet të ketë qasje në libra, duhet ta shijojmë leximin për kënaqësi si një zakon gjatë gjithë jetës. Valdeta Abdullahi profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme të Tekstilit në Tetovë thotë: “Gabriel Garcí¬a Márquez do të thoshte ” Kur fiton vesin e të lexuarit, atëherë ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetës”. Mendoj se libri është shpëtimi i shpirtit të njeriut, por nuk jam me atë kategori që thonë se pandemia, karantina ka shërbyer për t’u kthyer njerëzit te libri. Ata që nuk kanë qenë lexues vazhdimisht them kanë vazhduar të kenë prapë mundësinë për të bërë gjërat që nuk kanë pasur kohë t’i bëjnë. Unë për vete iu ktheva librave me shumë faqe, që kurrë nuk kisha mundësi t’i lexoja, pastaj veprën e plotë të Eskilit, Sofokliut, kisha nevojë një kthim në letërsinë antike, pasi nuk kisha pas mundësi t’i lexoja në tërësi.” ‘’Leximi asnjëherë s’do të dal prej mode. Ne shpesh i qasemi leximit sikur një fenomeni. Pothuajse kurrë s’diskutojmë a hamë bukë dhe kohëve të fundit nëse kemi ngrënë më shumë, ose ujë , ose ndonjë nevoj tjetër e cila është e patjetërsueshme për organizmin tonë për trurin tonë. Edhe leximi ta ngop trurin, truri ka uri për të, siç ka barku për bukën, ujin e shumë gjë tjera e që të gjitha në fund janë kërkesa dhe kënaqësi të trurit. Ai që në një moment është ndier bosh dhe i ka humb kuptimi i jetës jam e sigurt se ka shkuar te librat të kërkoj përgjigjen, ose ngushëllim. Përndryshe, për të tjerë njerëz as librat s’kanë nevoj, më besoni. Më mirë rrinë në pluhur, sesa në duart e dikujt që mendon se leximi është në modë dhe mezi pret që kjo modë të kaloj. Ata janë njerëzit e uritur. Si të tillë kurrë s’do të njohim lumturinë e thellë dhe qetësinë, urtësinë që ta japin ato.’’, thotë Xhemazije Rizvani profesoreshë e gjuhë dhe letërsisë shqipe. Profesoresha Besa Kadriu, UEJL thotë” Ashtu siç shënohen eventet të cilat kanë shënuar një rëndësi të veçantë në epokën e njerëzimit, edhe Dita Botërore e Librit është nga datat e veçanta që na përkujton për vlerat dhe rëndësinë që libri ka. Më kujtohet një thënie e Goustav Flauber që thotë: “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për tu zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni për të jetuar.” Apo dhe shumë studijues e filozof të mëdhenj të cilët librit e konsiderojnë në studimet e tyre, konceptin bazë. E pra, pesha dhë rëndësia e këtij burimi të pashtershëm të dijes. Nuk ka dyshim që është faktori kyç i ngritjes sonë intelektuale. Sot, në kushtet e pandemisë, në mungesë të socializimit të njerëzve dhe kujdesit që duhet patur për të mbrojtur distancën, Librat me tematikë sociale konsiderohen librat më të lexueshëm. Pa përjashtuar mundësinë e tematikave të sferave të tjera në shkencave humane- medicinës, spektrit ekonomik etj.’’ Elmedina Abdullahi – Përgjegjëse e bibliotekës“Max van der Stoel” UEJL thotë: “ Nëse krahasojmë lexueshmërinë gjegjësisht huazimet që ka pasur në bibliotekë në vitin 2

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments