Nese keni deshire qe te ngeleni shtatzena duhet te keni parasysh disa gjera.
Puna natën apo puna me orare të zgjatura ka një ndikim të madh tek cikli menstrual dhe krijon probleme me pjellorinë. Sipas një studimi britanik, femrat që kryejnë punë të tilla këshillohen rreth 80% më shpesh me gjinekologun sesa të tjerat.
Ngrënia e një mëngjesi të mirë bën të mundur ovulimin tek femrat e reja si dhe tek ato që janë të prekura nga sindroma e ovarëve polikistike.
Ngrënia e mëngjesit rrit mundësitë për të sjellë në jetë një fëmijë
Pas një studimi korean, doli përfundimi se ato femra që flenë 7-8 ore në natë arrijnë më shpejt të ngelen shtatzëna. Orët në fakt lidhen me hormonet e pjellorisë.
Konsumimi i lakrës rrit mundësitë për një shtatzëni te shpejte
Një dietolog anglez ka rrëfyer se nëse fundi i vitit është periudha kur ngjizen më shumë fëmijë, kjo lidhet edhe për periudhën e konsumimit të shumte të lakrave. Këto të fundit janë të shkëlqyera për një pjellori sa më të mirë.