Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDollogozhda do ketë ujin me orar, reagon Teki Arsllani, kryetari i fshatit

Dollogozhda do ketë ujin me orar, reagon Teki Arsllani, kryetari i fshatit

Dollogozhda ujin me orar,reagon kryetari i fshatit

Lajmërim mbi përdorimin e ujit

Të nderuar banorë të Dollogozhdës ,sipas informative të marra nga NP,,UJËSJELLËSI,, Dollogozhdë dhe pjesmarrja ime dhe anëtarëve të tjerë e përditëshme me aktivitete të ndryshme në lidhje me ujin dhe burimet e ujit, ju njoftoj se :
Problemi me ujin e pijshëm, është një nga problemet e shumta që ballafaqohen banorët e Dollogozhdës dhe shumë vende të komunës sonë. Ne jemi duke punuar me përkushtim të plotë për zgjidhjen e shumë problemeve, përfshi edhe ujin e pijshëm. Me ngritjen e temperaturave gjatë kësaj kohe, mungesa e ujit është edhe me evidente, pasi sistemi i furnizimit të sasisë së ujit nga burimi jonë është shumë i dobët, por për furnizimin me ujë NP,, Ujësjellësi,, Dollogozhdë po bënë me pompë hedhje të pandërprerë të ujit nga burimi i fsh. Zhepin deri te bazeni në Dollogozhdë për nevojat e banorëve të fshatit deri në 700 m3 dhe nji sasi shumë e vogël nga burimi i fshatit. Edhe pse hidhet sasi e ujit të mjaftueshëm në bazenin tonë përsëri ujë nuk ka, pasi harxhohet në gjendje jo normale,pra në mënyrë të pakontrolluar ,për ujitje të parqeve ,bafqeve,dhe mbushjes të enëve të mëdha për nevojat e mëpasëshme për shfrytëzim. Kjo e rëndon edhe më tepër gjendjen me sigurimin e ujit.
Ne, siç edhe kemi premtuar, ujin e pijshëm do ta sigurojmë për cdo familje, edhe atë në të gjitha pjesët e Dollogozhdës sonë. Megjithatë, zgjidhja e një problemi të tillë kërkon kohë për disa ditë deri në kontrollimin-rregullimin e orëmatësve, ndërmarrja po i rregullonë-kontrollonë shkaku që pagesa e ujit të bëhet vetëm me orëmatës,njiherit të bëhen nga të gjithë pagesat e mbetura-të kaluara të cilat kanë qenë shumë simbolike 299 denarë në muaj. Parapaguesve që u rregullohet orëmatësi duhet vlera e parave të pagohet nga parapaguesi në faturën e ujit brenda dy ratave.
Deri në përmirësimin e gjendjes, kemi identifikuar disa probleme që vijnë edhe nga ana e disa banorëve të papërgjegjshëm.
• Disa banorë, në të kaluarën, janë kyqur në mënyrë ilegale në sistemin e ujësjellësit, dhe e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e ujit. Ne, shumë shpejtë, do të bëjmë regjistrim të gjithë shfrytëzuesve të sistemit të ujit. Nuk do të ketë asnjë individ që do të ketë lidhje ilegale, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësinë.
• Disa banorë, edhe pse janë të kyqur në mënyrë të rregullt, e keqpërdorin ujin, duke shfrytëzuar për ujitje, apo edhe e lënë të rrjedhë uji në mënyrë të pakontrolluar. Kjo e dëmton shumë sasinë e ujit, dhe i lë pa ujë edhe shumë familje tjera të cilat kanë nevojë për ujë.
Duke u nisur nga gjendja e tanishme:
• Lusim banorët që momentalisht kanë ujë nga sistemi ujësjellësit, që të kenë kujdes dhe ta shfrytëzojnë ujin vetëm për nevoja familjare, dhe jo për ujitje.
• Secili që harxhon ujë, do të paguaj për aq sa ka harxhuar, andaj keni kujdes për sasinë e ujit që harxhoni.
• Edhe bashkëvendasit që janë në punë të përkohëshme jashta RVM do të paguajnë ujin me orëmatës,ata të cilët nuk kanë harxhuar do të paguajnë vetëm tatimet minimale mujore-vjetore.
• Banorët që janë lidhur në mënyrë jashtëligjore në sistem, luten që të paraqesin kërkesë për kyçje të rregullt në sistemin e ujit. Në të kundërt, shkelin ligjin dhe do të ballafaqohen me drejtësinë.
• Ju njoftoj se brenda javëve në vijim do të porositet pompë aktuale e cila në gjatësinë Zhepin-Dollogozhdë dhe lartësi 107 m nga burimi f. Zhepin deri te bazeni f.Dollogozhdë do të hedhë 11 litra në sekondë d.m.th. për 24 orë 950 m3
Vetëm në këtë mënyrë, do të sigurohemi se uji i pijshëm është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për të gjithë, por jo me keqpqërdorime. Keqpërdorimet do të ndalen duke vepruar edhe JU.
Me respekt.

f. Dollogozhdë Bashkësia lokale f. Dollogozhdë

2019 Kryetar;
d.v.Teki Arsllani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments