Monday, April 7, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDogana e Maqedonisë konfiskoi 15.050 dollarë australianë në “Qafë Thanë”

Dogana e Maqedonisë konfiskoi 15.050 dollarë australianë në “Qafë Thanë”

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se në pikën kufitare “Qafë Thanë”, nga një shtetas i yni janë konfiskuar 15.050 dollarë të Australisë, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se personi në fjalë kishte paraqitur vetëm 2.000 dollarë, ndërsa shumën tjetër e kishte fshehur.

“Për shkak të dyshimit, doganierët kanë vazhduar në kontroll personal, ku në çantën e dorës i kanë gjetur 10.000 euro dhe 15.050 dollarë australianë.
Sipas Ligjit për Çështje Devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore”, thonë nga Doganat./tv21.tv

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments