“KËNGËTARËT” TANË…
Nëse vërtet e kemi kuptuar se populli shqiptar, në të gjitha aspektet është në gjendje të mjeruar; nëse një ditë sa më parë do bien sirenat e alarmit; dhe nëse do duhej patjetër t’ia nisim, t’i ndreqim gjërat, do kisha preferuar të fillojmë nga reduktimi i numrit të këngëtarëve, apo ulja e zërit onomatopeistik të tyre. Zhurma e tyre vrasëse, është duke shkaktuar një degradim të tmerrshëm të kombit.
Përkundër atyre që japin parà të majme për ta, do të kisha dhënë dyfish më shumë, vetëm e vetëm të më qëndrojnë më larg ata kriminelë (këngëtarë) që degjenerojnë dhe ia zënë frymën muzikës tonë fisnike.
Edhe sikur rastësisht ndodh që të bien sirenat e shpëtimit, druaj se nuk do të mundim t’i dëgjojmë, ngase kakofonia e zërit të “këngëtarëve” tanë do të jetë gjithmonë më e fuqishme; më e fuqishme edhe nga vetë sirenat që kishin shurdhuar Odiseun.
Ka edhe shumë fusha, por këta janë më zhurmues dhe njëkohësisht, ata që më së shumti e zhvasin popullin me mashtrimet e tyre. Pse dua të fillojmë t’i qërojmë hesapet me ta?
Sepse populli fatkeqësisht nuk lexon, por merren me muzikë dhe me libido, duke shikuar lëkurat e shitura të këngëtareve tona të çakërdisura…dhe kjo natyrisht e ka magjepsur dhe e ka vënë në gjumë popullin.
Kështu janë “këngëtarët” tanë, duke filluar nga reperat, si prijës të ndryshimeve dhe nuhatës të zhanreve komerciale, e deri te tallavaxhinjtë. Bile, së shpejti do ju bashkangjiten edhe shumë të tjerë.
Kjo pra tregon qartë se çfarë artistësh janë. Ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm të mbërrijnë aty ku synojnë, pra, të ju shkojë pazari mirë. Do gjëmojnë, do vajtojnë, mbase mund t’i ringjallin edhe të vdekurit, do t’i mbëledhin bletët, do t’i trembin sorrat, etj…
Vetëm një gjë nuk mund ta bëjnë, pra, të mësohen shqip të këndojnë.”KËNGËTARËT” TANË…

Vetëm një gjë nuk mund ta bëjnë, pra, të mësohen shqip të këndojnë.
Lirim Alija