Rregullorja e re për tatimin e automjeteve të reja dhe të përdorura, që duhet të hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2020 parasheh që veturat që ndotin më shumë të paguajnë taksa më të larta. Në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, i pari i Doganave, Gjoko Tanasovski tha se në vitin e parë nuk priten ndryshime në çmimin e veturave, sipas tij ky proces do të zhvillohet gradualisht. Por, sipas njoftimeve jozyrtare, në shënjestër do të jenë edhe veturat Euro 2. Tanasoski sqaroi se Ligji i ri vlen për importimin e automjeteve të reja dhe të përdorura, dhe se përveç tatimeve më të larta për automjetet që lëshojnë sasi të mëdha të monoksidit të karbonit, do të ketë përfitime për automjetet që emitojnë më pak CO2. “E mira është se, me këtë ligj rregullohen disa padrejtësi, të themi, në dy aspekte. Në aspektin e përjashtimeve, kemi përjashtime për automjetet që përdoren për ndihmën e shpejtë, për ato që përdoren për transportin e personave të vdekur. Ne do të stimulojmë blerjen e taksive të reja, ku parashikohet që të kthejmë 25% nga tatimi i automjeteve, ndërsa për automjetet me ulëse 7 + 1 dhe 8 + 1 të përdorura për taksi dhe transport të korporatave do të kthehet 80% e tatimit. Automjetet elektrike nga të gjitha kategoritë janë të përjashtuara nga tatimi”-tha Tanasoski. Sipas Ligjit të ri, për automjetet hibride do të lirohen me 50%nga tatimi./Alsat