48 vjeçari G.S. nga Shkupi dje rreth orës 19 e 50 minuta është gjetur i vdekur te garazhat nëntokësore në bulevarin “Aradhat Partizane”, njoftoi ministria e punëve të brendshme.
Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdkejen e tij. Në vendin e ngjarjes policia ka kryer hetime, kurse trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Policia po ndërmerr masa për pastrimin e rastit.
Poashtu sot në mëngjes nga policia njoftuar edhe për dy vetëvrasje, njëra në Taor të Shkupit ku një 26 vjeçar i kishte dhënë fund jetës duke u vetvrarë, kurse rasti tjetër është i një 24 vjeçarjeje e cila gjatë natës ishte hedhur nga dritarja e ndërtesës dhe gjendet në rrezik për jetë.