Tre kryediplomatët shqiptarë, Bujar Osmani nga RMV, Meliza Haradinaj Stublla nga Republika e Kosovës dhe Gent Cakaj nga Republika e Shqipërisë, kanë uruar datën e Pavarësisë së Shqipërisë me anë të një video- takimi të përbashkët. Informacionin e ka konfirmuar shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Osmani, i cili në rrjetin social facebook është shprehur:
“Sot bashkë me homologët e mi, na takoi data e 28 nëntorit, Dita e pavarësisë dhe flamurit kombëtar, me Gent Cakaj, Ministër për Evropë dhe Politikë të Jashtme të Shqipërisë dhe Meliza Haradinaj Stublla, Ministre për Politikë të Jashtme dhe Diasporë të Kosovës. Urova Melizën dhe Gentin për këtë ditë të madhe kombëtare. Nëntori ngërthen në vete data të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Por, veçohet dita e sotme. Dje ishte sfidë pavarësia, sot është integrimi. Bashkërisht konstatuam se rruga është e gjatë, por ne nuk dorëzohemi, kemi dijen dhe shkathtësinë.
Gëzuar ditën e flamurit dhe pavarësisë!”