Dita e Gruas i bashkon ne Prishtine

0
14

Grate behen shkaku qe deputetet shqiptar nga Maqedonia,Shqiperia dhe Kosova te behen bashke.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet një seancë e përbashkët e deputeteve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.

Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se “në shenjë të 8 marsit, Ditës së Grave, mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva.”

Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:30.

Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5