Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN

DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN

Donika Bakiu

DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN
Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin shënohet më 2 Prill, për të kujtuar të gjitha të drejtat e njerëzve që janë të prekur dhe për të kujtuar nevojën për politika shëndetësore, arsimore dhe sociale që të përmirësojnë shërbimet dhe burimet për të mbështetur familjet.
Për nënat që nuk po i mbajnë dot lotët pas një raporti mjekësor që i bën të ndihen sikur fëmija i saj nuk po përparon, mos e humbni shpresën! Babait që dëshironte të fliste vajza e tij ose djali, ju nuk jeni kurrë vetëm. Babi i cili tha do të jepja gjithçka vetëm ta dëgjoj nga goja e saj/tij të më thotë ‘’babi’’. Më pëlqyen fjalët e William Amos Pontiac, QC ,’’ Nëse njerëzit kanë durimin vetëm ta presin atë, të jenë të pranishëm në heshtje me të, duke u bashkuar me të në momentin e tij, ai do t’i prekë zemrat e tyre në mënyrat më magjike. Ata do ta dëgjojnë zërin e tij dhe nuk do ta harrojnë kurrë atë që ai ka për të thënë.’’
Edmond Tupen të gjithë e kemi parë kur flet e shkruan për të birin e tij Gesin.
Në fakt ne të gjithë nga afër njohim fëmijë autik dhe prindërit e tyre. Njoh profesor Bujar Hoxhën babin e Artit, me të cilin flasim me orë të tëra për Autizmin, i cili është bërë një ekspert mbase për këtë fushë. Njoh z. Kujtimin dhe znj.Miranda prindërit e Jamarbër Hoxhës- djali autik që flet, shkruan poezi , shpirti i bukur, i lirë, që e do jetën, mamin, babin, vëllain, që e do poezinë, që do të bëhet ekonomist, për këtë i jam falënderuese Fatjona Gecit e cila më ftoi në dëgjesën e parë prindërore për autizmin, njoha edhe shumë prindër dhe fëmijë autik.Njoh nga afër z. Vullnetin dhe znj. Majlindën prindërit e një djali të pashëm autik Fitonin.
Të nderuar prindër dhe ju të dashur fëmijë autik!
Po ju shkruaj nga zemra për këtë ditë ndërgjegjësimi siç është sot 2 Prilli. Jeta nuk ka qenë dhe nuk është lehtë për askënd .E dimë të gjithë se keni hasur pengesa njëra pas tjetrës, keni luftuar dhe po luftoni çdo ditë ato. Ju prindër jeni sistemi mbështetës i fëmijëve, miku dhe mikja më e mirë!Mund të kujtoni fare mirë raste të pafundme kur fëmijët mërziten ose stresohen për diçka, por ju gjithmonë qëndroni të qetë dhe punoni për t’i kthyer në gjendjen e tyre natyrore të paqes dhe qetësisë. Ju gjithmonë u ofroni atyre mbështetje emocionale, ju po ofroni dhuratën më të fuqishme në Botë. Kur fëmija juaj të rritet, ai ose ajo do të kujtojë që prindërit e tyre kanë bërë për të gjithçka. Ju jeni sistemi i tyre mbështetës. Ju jeni burimi i tyre i njohurive dhe mbi të gjitha, u falni shumë dashuri atyre.Kurse e qeshura juaj fëmijë është muzikë për veshët e prindërve dhe është diçka që e presin me padurim çdo ditë. Ju keni shumë vështirësi të shprehni veten dhe t’i komunikoni ndjenjat tuaja atyre që ju rrethojnë. Secili ka vështirësitë e veta. Ju keni bërë gjithçka për t’ju ndihmuar të përballen me botën përreth tyre. Kur ndiheni të pashpresë… kur jeni duke luftuar për të vazhduar, mbani mend se nuk jeni vetëm. Kur ndiheni sikur askush nuk ju vëren nëse fëmija juaj nuk flet… kur jeni duke pyetur veten se si do ta bëni më, ne duam që ju të mbani mend se po bëni një punë të mrekullueshme. Ju e doni fëmijën tuaj – po bëni më të mirën që mundeni. Është në rregull të kesh ditë të këqija – ne të gjithë kemi sepse e tillë është jeta. Për të gjitha nënat dhe baballarët, të cilët po përpiqen maksimalisht t’u japin fëmijëve të tyre jetën më të mirë të mundshme pavarësisht nga rrethanat, ju jeni mahnitës dhe fëmijët tuaj e dinë këtë edhe nëse ai/ajo nuk mund ta thotë por e ndjen…!
Jamarbër Hoxha – Thuaj një fjalë “AuvernaMon”ne të gjithë bashkë presim librin tënd të radhës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!