Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDimtar Kovaçevski: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Dimtar Kovaçevski: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Kryeministri Kovaçevski deklaroi sot se, nuk planifikohet të ketë rikonstruim të Qeverisë, pasi është periudhë kur bëhet përgatitje për vitin e ardhshëm. Ai po ashtu u shpreh i prerë se, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare.

“Qeveria funksionon me një kapacitet të plotë që të ballafaqohet me të gjitha sfidat që i ka shteti, ndërsa më besoni se ky është një mandat prej 11 muajsh i cili veç më është i mbushur me sfida të mëdha me të cilat nuk është përballur asnjë qeveri, në plan ekonomik, energjetik dhe të themi edhe në planin e sigurisë, në funksionimin e të gjitha institucioneve, duke pasur parasysh kërcënimet hibride të cilat vijnë dhe të cilat janë rezultat i luftës që po zhvillohet në Ukrainë” – tha Dimitar Kovaçevski.

Duke komentuar rezultatet e anketës së fundit të Qendrës për Hulumtime Anketuese të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Maqedoninë e Veriut, sipas të cilës 58 përqind e qytetarëve vlerësojnë se shteti nuk po shkon në drejtim të duhur, Kovaçevski tha se ka ndikuar edhe periudha kur është bërë anketa, menjëherë pas pranimit të propozimit francez, për të cilin opozita maqedonase bënte propagandë se është kundër interesave shtetërore.

“Sepse e dini se në atë periudhë kishte një histeri të madhe në lidhje me propozimin francez, çfarë do të shkaktojë, se maqedonasit do ta humbasin gjuhën e vet, se do të humbasim identitetit – atë e bënte para së gjithash E Majta me pengun e saj VMRO – DPMNE dhe kjo me siguri ka ndikuar ndaj perceptimeve të qytetarëve. Megjithatë, është konkludim i rëndësishëm që qytetarët në përqindje të madhe – tre e katërta janë për anëtarësimin në BE dhe nuk shohin alternativë tjetër, përpos një përqindje e vogël që shohin alternativë në njëlloj unioni euroaziatik që e promovon E Majta” – deklaroi Kovaçevski.

BB MediaBB Media
Kovaçevski nuk ka dashur të komentojë besimin e ulët në gjyqësore e cila këtë vit është 4 % dhe atë të prokurorisë që është 3%, duke thënë se ai është pushtet tjetër. /KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments