Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDikush po gënjen për Strugën që ka 63.376 banorë dhe 60.580 votues

Dikush po gënjen për Strugën që ka 63.376 banorë dhe 60.580 votues

Nga Mehmet Latifi/INA

Zgjedhjet e fundit lokale ishin ndër zgjedhjet më karakteristike në territorin e komunës së Strugës, por besoj se edhe në të gjitha komunat tjera- për shumë arsye, por këssaj here do të merremi vetem me NUMRAT.

Kur janë në pyetje numrat, ata nuk i përcaktojnë as kryetarët e Bashkësive Lokale, as kryetarët e komunave, as Myftinia apo dioqeza, por ato janë numra që dalin nga institucionet relevante dhe respektabile të shtetit, siç janë: Enti Shtetëror i Statistikës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe atyre u bashkangjitet edhe Ministria e Punëve të Brendëshme dhe ajo e Drejtësisë përmes zyrave të tyre.

NUMRAT, kësaj here janë fakti që të shtyen të dyshosh në çfaredo lloj manipulimi. Në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është publikuar numri i votuesve që ka Struga, që është një apsurditet i llojit të vet. Struga, si komunë sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka 60.580 votues, ndërsa sipas Entit Shtetëror të Statistikave ka 63.376 banorë!?

Ky numër nuk përkon me asnjë realitet dhe vërtetë është për librin e Ginisit, sepse as në vendet me natalitet më të ulët në botë nuk ka gjasa që 95% të popullatës së komunës së Strugës të jenë të moshës madhore, kur kihet parasysh se vetëm në shkollat fillore janë afro 10.000 nxënës të moshës minorene. Ku i kanë gjetur Komisioni Shtetëror Zgjedhor 60.580 votues në mesin e 63.376 banorëve, do të ishte e udhës të sqarohen nga ky organ shtetëror, sepse këto NUMRA nuk korespondojnë me realitetin.

Ndokush po gënjen për Strugën e mbase edhe për pothuajse të gjitha komunat tjera dhe këtë po e ilustroj edhe me të dhënat e dy komunave fqinje të Strugës: Ohrin dhe Vevçanin.

Ohri ka sipas Entit Shtetëror të Statistikave 54.066 banor, ndëra sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ka 52.858 votues, që është 97.7% e popullatës së moshës madhore, ndërsa Vevçani sipas Entit Shtetëror të Statistikave ka 2.433 banor, por sipas Komisionit të Zgjedhjeve ka 2.069 votues, që është 85% e popullatës së moshës madhore, dhe pothuajse Ohri dhe Vevçani gati nuk paskan fëmijë të moshës jomadhore.

Se nuk ka harmonizim dhe koordinim ndërmjet institucioneve shtetërore kjo është evidente dhe askush nuk i ven “faj” askujt për këto mashtrime, e manipulime me numrat.

Ndokush po gënjen për Strugën që ka 63.376 banor dhe 60.580 votues, po kush…???

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments