Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDhënia e mandatit, VMRO-ja “ngrin” raportet me Stevo Pendarovskin (VIDEO)

Dhënia e mandatit, VMRO-ja “ngrin” raportet me Stevo Pendarovskin (VIDEO)

VMRO – DPMNE ngriu raportet me Presidentin Stevo Pendarovski. Këtë qëndrim të partisë e njotoi lideri i saj, Hristijan Mickoski, pas takimit në Vodno ku VMRO DPMNE nuk mori qëndrim preciz se mbi çfarë baze mandati iu dha Zoran Zaevit për të formuar qeveri pa siguruar shumicën. Mickoski theksoi se nëse lideri i LSDM-së nuk formon qeveri, ai nuk do të marrë mandatin pa siguruar 61 deputetë.

“Nëse nuk arrij të sigurojë 61 deputetë, përkatësisht shumicë parlamentare, nuk do ta marr atë. Pyetje: Por nëse arrini ndërsa thoni se do t’i ngrini marrëdhëniet me Pendarovskin? P: Po, pikërisht nga sot ne po i ngrijmë marrëdhëniet … P: Pra nuk do ta merrni? Përgjigje: Marrja e mandatit është në një mënyrë tjetër dhe është një formë krejtësisht e ndryshme e komunikimit ndërmjet institucioneve- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO – së.

 Menjëherë pas takimit, Pendarovski u përgjigj. Ai shpjegoi se vetëm Zaev e kishte thirrur dhe i kishte thënë që ka mundësi  të formojë qeveri. Asnjë nga liderët tjerë të partive nuk e ka informuar  atë se ka mundësi për të arritur shumicën. Pendarovski pohon se nuk mund ta mbajë mandatin në sirtar dhe se Kushtetuta kërkon që ai ta japë atë brenda dhjetë ditëve. Pendarovski është i bindur që nëse Zaev dështon, menjëherë Mickoski, pas skadimit të 20 ditëve, do të vijë pas mandatit, edhe pse ai i ngriu marrëdhëniet me kabinetin e Presidentit.

“Sa i përket ngrirjes së marrëdhënieve me Presidentin, është e drejtë e tyre legjitime. Nëse ata mendojnë se duhet ta bëjnë këtë, le ta bëjnë. Është demokraci, unë nuk jam ai që nga jashtë t’u tregoj atyre se çfarë të bëjnë si parti politike. Ndryshe,  nëse më pyesni për vlerësim, unë mendoj se është një veprim i iniciuar për disa arsye të brendshme të partisë dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, nëse Zaev nuk krijon qeveri për 20 ditë, ju garantoj se Micksoki do të vijë këtu në mëngjes për ta kërkuar mandatin edhe pse marrëdhëniet e tij janë të ngrira- pohoi Stevo Pendarovski, President.

Mickoski nuk përjashton që nëse askush nuk arrin të bëjë  shumicën, mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Por për Pendarovskin, ky proces është i ndërlikuar. Sipas tij, së pari Kuvendi duhet të shpërndahet me 61 vota dhe nëse kjo është e pamundur në pushtet mbetet Qeveria teknike e udhëhequr nga Oliver Spasovski.

Bojan Stojanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!