Thursday, April 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaDetajet e fundit, 3 të vdekur e 15 të plagosur pas sulmit...

Detajet e fundit, 3 të vdekur e 15 të plagosur pas sulmit terrorist në Vjenë

Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë.

Përmes Twitterit, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës.

Tutje, bëhet e ditur se personi që kreu sulmin kishte armë të gjata me vete si dhe një jelek shpërthyes që pas kontrollit policor doli të jetë fals.

Policia ka njoftuar se kanë kontrolluar apartamentin e të dyshuarit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments