Mes dhimbjes dhe varfërisë, familja Beqiri nga Shqipëria ka hapur dyert e mortit për djalin e tyre që vdiq në rrethana të dyshimta në Francë.
Ora News ka intervistuar nënën e Florenc Beqirit, 23 vjeçarit që humbi jetën në Francë të premten, pas shtatë ditësh në gjendje kome.
Ajo gjatë intervistës gati sa ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë. Laureta Beqiri thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.