Mes 104 personave të prekur me COVID-19 është edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima.
Lajmi është bërë i ditur nga vet ligjvënësja socialiste, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije se djali i saj është pozitiv ndaj këtij virusi.
Duke lënë mënjanë politikën, ajo për pak çaste bën apel si nënë të qytetarët të tregojnë kujdes që të fitojnë këtë luftë të ashpër.
Pasi i është nënshtruar analizave, djali i deputetes ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës, ndërsa është transportuar në spitalin e Infektivit.
MESAZHI I DEPUTETES
Të nderuar miq.
Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.
Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgje, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.
Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve, pas disa ditëve karantinë në shtëpi.
E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve.
Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve , gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.
Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!