Sunday, June 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDeputeti i Vevçanit Krste Mukovski, sot do të përgjigjet para drejtësisë për...

Deputeti i Vevçanit Krste Mukovski, sot do të përgjigjet para drejtësisë për 27 prillin

Deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Kërsto Mukoski, paradite erdhën në Gjykatën Penale në pyetje para gjykatësit në procedurë paraprake për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Pritet që gjatë ditës para gjykatësve të paraqiten edhe kolegët e tyre Sasha Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski.

Një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në gjykatë dha vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se shikuar juridikisht sipas tij nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, ia lë gjyqit që të vendosë për atë dhe beson në të.

Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezik terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të premten, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ua hoqi imunitetin, ndërsa njoftimi në Gjykatën Penale nga Parlamenti arriti dje, ku iu dorëzua gjykatësve kompetentë në procedurë paraprake, me çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments