Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaDemokristianët e Zvicrës duan ndalimin e shamive në shkolla

Demokristianët e Zvicrës duan ndalimin e shamive në shkolla

Partia synon një ndalesë të shamive në shkolla, pasi që CVP kundërshton veshjet që simbolizojnë nënshtrimin e gruas nga burri. Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve janë „strehë ligjore“ për modelin e shoqërisë sekulare

CVP/PDC (Partia Demokristiane e Zvicrës) ka në plan një ofensivë për ndalimin e mbulesës së kokës të vajzave myslimane në shkolla. Siç shkruan „Sonntagszeitung“, kjo parti ka prezantuar një dokument partiak mbi „Vlerat dhe Shtetin Juridik“, i cili do të shërbejë si bazë për një nen mbi religjionin.

Dokumenti tregon se planet e CVP-së shkojnë shumë përtej ndalimit të burka-s (mbulesës së plotë myslmane të grave), transmeton albinfo.ch. Partia synon një ndalesë të shamive në shkolla, pasi që CVP kundërshton veshjet që simbolizojnë nënshtrimin e gruas nga burri. Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve janë „strehë ligjore“ për modelin e shoqërisë sekulare, thuhet në dokumentin e CVP-së.

Më tutje partia në fjalë kërkon që e drejta e qëndrimit në Zvicër të kushtëzohet me marrëveshje detyruese. „Marrëveshjet për integrim, të formuluara në mënyrë të detajuar duhet të vihen si parakusht për migrantët e ardhur rishtas“, thuhet në dokument. Dhe, në këto marrëveshje, migrantët do të marrin detyrime jo vetëm për t`iu përmbajtur të drejtave të njeriut por edhe për „respektimin e vlerave tona“.

Po kështu CVP në dokumentin e saj kërkon një kontroll të shtuar të bashkësive fetare myslimane, duke futur në këtë kontekst edhe ndalimin e hyrjes në Zvicër për fundamentalistët, transmeton albinfo.ch. Organizatat myslimane duhet të mbahen përgjegjëse për rdikalizimin e rrezikshën të pjesëtarëve të tyre përmes përhapjes së herezive. CVP gjithashtu synon heqjen e ndihmave sociale për xhihadistët dhe kërcënuesit.

Të mërkurën që vjen, Këshilli Federal do të debatojë mbi iniciativën e ndalimit të burkas. Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga planifikon që të paraqesë një kundërpropozim për iniciativën në fjalë. Ajo synon që, qoftë përmes zgjerimit të nenit mbi barazinë gjinore dhe qoftë përmes krijimit të figurës së re të një delikti, të ndalohet detyrimi i dikujt për të mbajtur burka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments